Kryetarja e Kuvendit komunal, Ardita Sinani takoi shefin e OSBE-së Petar Burkhard
Shefi i misionit të OSBE në Beograd me bashkëpunëtorët e tij dje qëndroi në komunën e Preshevës dhe u takua me kryetaren e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Në takim u diskutuan problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e banorëve të kësaj komune.
“Takimi në fjalë ishte i karakterit njoftues por nuk anashkaluan dhe tema të tjera që ishin me interes të veçantë për banorët e kësaj komune e me theks të veçantë është diskutuar rreth Radiotelevizionit “Presheva” dhe Maternitetit në Preshevës”, ka thënë Ardita Sinani.
Ndërsa lidhur me çështjen e Radiotelevizionit “Presheva” nuk do të mungojë përkrahja nga ana kuvendit komunal është shprehur, Sinani.
Ardita Sinani është shprehur se do të mundohet të zgjidhë gjitha problemet e akumuluara duke mos neglizhuar asgjë dhe se bashkëpunimi jonë me faktorin ndërkombëtarë do të jetë i patjetërsueshëm./A.Saqipi/Titulli.com/