Kryetarja Ardita Sinani, siguron 6 milion dinarë për shkollën fillore "Prof Ibrahim Kelmendi" në Preshevë
Lokale

Kryetarja Ardita Sinani, siguron 6 milion dinarë për shkollën fillore "Prof Ibrahim Kelmendi" në Preshevë

11.Jun.2017 01:10
0
Pas takimit të së martës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryetarja e Preshevës ka drejtuar një shkresë kabinetit të presidentit të Serbisë, përmes së cilës janë kërkuar të zgjidhen me urgjencë problemet në institucionet arsimore me qëllim që të fillohet mësimi në kushte normale edhe në shkollat e komunës së Preshevës me fillimin e vitit akademik 2017/2018.

Përmes kësaj shkrese është kërkuar përshpejtimi i procedurave për fillimin e rekonstruktimit gjeneral të objektit të shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë me prioritet sallën e edukatës fizike, rekonstruktimi i përgjithshëm i objektit të gjimnazit “Skënderbeu”, rekonstruktimin e objektit të shkollës “Vuk Karaxhiq” në St.Hekurudhor, ndërtimin e objektit të ri për shërbimin e emergjencës në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë dhe përshpejtimin e procedurave për prokurim publik me qëllim të fillimit sa më të shpejtë të punëve në zonën industriale në Preshevë.

"Duke pasur parasysh se për rekonstruktimin e sallës së edukatës fizike të shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi”, Ministria e punës, punësimit dhe çështjeve sociale ka siguruar donacionin me lartësi prej 50.000,00 euro nga Banka Gjermane për Zhvillim, pas kërkesës së kryetares Sinani, Qeveria e Serbisë të enjten ka ndarë 6.000.000,00 dinar të destinuara si rezervë për sallën në fjalë, të dedikuara për hapësirat ndihmëse, zhveshtoret, gëlqerosjen dhe pajisjet përcjellëse për realizimin sa më kualitativ të orës së edukatës fizike dhe sportit zgjedhor në këtë shkollë", thuhet në njoftimin e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Shefat Isufi do të boksojë në korrik kundër Zegarras për titullin WBO Intercontinental
Xhelal Memeti: Jap dorëheqje, por kokën lart !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration