Kryetari komunës së Bujanocit, ngushëllon familjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamber përmes një postimi ka ngushëlluar familjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për vdekjen e babait të tij, Hilmi HaradinajShaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit:
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e bacit Hilmi Haradinaj.
Ky lajm ka prekur thellë në shpirt edhe Shqiptarët e Komunës së Bujanocit dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi.
Veprat, sakrificat, kontributi dhe gatishmëria për t’i dhënë gjithçka Kosovës dhe Shqiptarëve aneambanë, sikur na kanë bërë të mos e presim asnjëher një lajm për vdekjen e tij.
Baci Hilmi, përveç që i dha Kosovës bijt e tij për dëshmorë, luftës çlirimtare bijë për Gjenerala, Kosovës së pavarur bijë për burrështetas, ai i dha shqiptarëve edhe shembullin e ruajtjes së krenarisë, bujarisë dhe rrespektit.
Prandaj, të gjitha këto tipare të lartpërmendura, na bëjnë që sot të gjithë shqiptarët bashkë të ndajnë këto moment dhimbjeje me familjen Haradinaj dhe gjithë shqiptarët e Kosovës.
I lehtë i qoft dheu.”