Kryetari i Serbisë me uniformë ushtarake viziton Bujanocin dhe Preshevën (Video)
Lokale

Kryetari i Serbisë me uniformë ushtarake viziton Bujanocin dhe Preshevën (Video)

01.Jun.2015 10:57
0
Tomisllavi Nikolliq, kryetar i Republikës së Serbisë ka qëndruar të hënën në Bujanoc dhe Preshevë, me çrast ka vizituar bazën ushtarake "Jug" në Bujanoc dhe në "Livadhin e Shehut" në Preshevë.

Në këtë bazë ushtarake, Nikolliq, i paraqitur me veshje ushtarake, është njoftuar për situatën aktuale të sigurisë, kushtet  dhe mënyrën me të cilën pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë jetojnë dhe punojnë, ndërsa në “Livadhin e Shehut” do të përcjellë nga afër ushtrimet e forcave intervenuese orientuese si dhe angazhimin e tyre.

Komandanti i Brigadës së Katërt të këmbësorisë, Gjeneral brigade Zoran Ljubura, i ka thënë gazetarëve se situata aktuale në Zonën Tokësore të Sigurisë është stabile dhe se Ushtria e Serbisë pandërprerë përcjellë situatën e sigurisë në rrethinë.

Ushtria e Serbisë, siç ka nënvizuar, ka forcë të mjaftueshme dhe është e gatshme të reagojë në të gjitha kërcënimet dhe rrezikimin e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Tanjug, transmeton Titulli.com.

Gjatë qëndrimit në rrethin e Pçinjës, kryetari Nikolliq do të vizitojë edhe manastirin Prohor Pçinjski, ndërsa në fund të vizitës në këtë rajon, në Vranjë do të bisedojë edhe me kryetarin e rrethit, kryetarët e komunave të këtij rrethi, deputetët nga ky rajon dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. /Titulli.com/

VIDEO

Promovohet "Bujanoci krenaria ime" (Foto)
13 të arrestuar për kalimin ilegal të 88 migrantëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration