Kryetari i Preshevës pranohet kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit
Lokale

Kryetari i Preshevës pranohet kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit

16.Feb.2016 12:38
0
Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka" e ka pranuar me orar të plotë si ligjërues kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të Universitetit të themeluar në maj të vitit 2013, Mustafa është angazhuar me orar të plotë për grup lëndësh nga fusha e Informatikës për Ekonomi, me arsyetimin se nga fundi i marsit i skadon mandati i kryetarit të Komunës së Preshevës.

Në përgjigjet zyrtare të Universitetit të Gjilanit, gazetës i është thënë se sipas Rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik mësimdhënësit, pozitë në të cilën është zgjedhur edhe Mustafa, i takojnë 6 orë obliguese ligjërata në javë.

Sipas tyre, personat e zgjedhur me këtë konkurs, sikurse edhe Mustafa, nuk mund të kenë marrëdhënie të rregullt të punës me ndonjë institucion tjetër. Mustafa ende është në marrëdhënie pune në Preshevë./Titulli.com/

Dy objekte te reja dhe "caffe free" për refugjatët në Preshevë
Presheva do të përfitojë një kamion të ri për mbeturina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration