Kryetari i Preshevës Arifi: Bojkotimi i regjistrimit të popullatës jo i drejtë (video)
Vendimi i Qeverisë së Serbisë për ndalimin dhe shqyrtimin e të gjitha vendeve të punës nëpër institucionet publike lokale me qëllim të kursimit të buxhetit shtetëror, ka shkaktuar probleme sidomos në Luginë.Administratat komunale në Preshevë dhe Bujanoc, po përballen me ndalesën e lidhjes së kontratave të reja të punës, ndërkohë që nevojat për nëpunës në të gjitha sektorët janë të mëdha. Kjo dukuri ka ndikuar që pushtetet lokale të reagojnë për heqjen e ndalesave ligjore në themelimin vendeve të reja të punës.
Kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, ndalesat ligjore për themelimin e vendeve të reja të punës në administratat komunale i cilëson jo të drejta. Ndërkohë që sipas tij kërkesat për shërbime në të gjitha sektorët e administratës janë të mëdha.
Arifi, ka fajësuar edhe qëndrimin për bojkotim të regjistrimit të popullatës, rezultat që është marrë si bazë për përcaktimin e shërbyesve nëpër administratat komunale. Ndërkohë ai është optimist që rezultatet e vlerësimit të popullatës të realizuar gjatë vitit të kaluar, do të ndryshojnë edhe kufizimet në fuqi.
Lugina e Preshevës, prinë me numrin më të vogël të të punësuarve në sektorin publikë në tërë Serbinë. Mos ndryshimi i masave restriktive qeveritare për themelimin e vendeve të reja të punës, ndikon negativisht edhe në funksionimin normal të administrative komunale vlerësojnë udhëheqësit e tyre./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/