Kryetari i Preshevës kritikon Qeverinë Kurti që nuk ua dha 2 milionët e premtuar (video)
Lokale

Kryetari i Preshevës kritikon Qeverinë Kurti që nuk ua dha 2 milionët e premtuar (video)

16.Aug.2022 13:26
0
 

Kosova i kishte premtuar 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, por ende nuk i ka ekzekutuar. Arifi thotë se mos ndarja e këtyre mjeteve po i dëmton shumë projektet që janë  përgatitur atje dhe që parashihet të financohen nga këto mjete.

Ai fajëson njeriun e afërt me Albin Kurtin, ministrin Liburn Aliu që ka gisht në mos dhënien e këtyre mjeteve. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të lidhjeve familjare që Liburn Aliu ka me ish kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Arifi thotë se ai personalisht nuk mund të kontrollohet nga Qeveria Kurti duke pretenduar se ish-kryetarja, Ardita Sinani është kontrolluar.

“Asgjë, De Facto asgjë. De facto kemi atë që na presin në takime e bëjnë foto. As parat që na kanë premtu nuk na kanë dhënë ende. Dhe kjo është nga Liburn Aliu që është me ndikim në qeverinë Kurti mos me u dergu paratë që qytetarët e Kosovës kanë vendosur për t’i dërguar 2 milionë euro për Preshevën. Tre projektet tona të planifikuara nga këto mjete kanë stopuar. Tre projekte të shumë kërkuara nga qytetarët tonë”, deklaroi Arifi.

Madje sipas tij, as vetë kryeministri Kurti nuk e din mirë si është situate e shqiptarëve të Luginës.

“Shumë pak njerëz e din situatën reale të shqiptarëve në Luginë, as kryeministri Kurti nuk e din. Le të nuk ndihmojnë diçka po as nuk e dinë se çka po përjetojmë na këtu. Është fatkeqësi totale”, tha ai.

Kritikat më të ashpra të Arifit ishin lidhur me rastin e fundit ku u përfshin nga zjarret disa vatra në Luginë e nuk kishte marrë asnjë telefonatë nga dy qeveritë.

Ai thotë se është fatkeqësi kjo çka po përjetojnë shqiptarët e Luginës e nuk kanë asnjë mbështetje nga Kosova e Shqipëria.

Intervista e plotë e Shqiprim Arifit dhënë për Gazetën Insajderi:

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration