Kryetari i Preshevës Arifi: 500 mijë eurot e Qeverisë së Kosovës s’i marrim hiç
Lokale

Kryetari i Preshevës Arifi: 500 mijë eurot e Qeverisë së Kosovës s’i marrim hiç

03.Jul.2019 08:45
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Fondi Kombëtar i Solidaritetit, që u përfol në Kuvendin e Kosovës, që t’ia japim Luginës nja 500 mijë euro, duhet të jetë më profesional e jo të shkojë në formën “hajt t’ua japim nja 500 mijë euro”. 

“Duhet të ketë një qasje më profesionale, të dihen se cilat janë nevojat e qytetarëve atje. Duhet të shkojë në mënyrë institucionale. Por, për 500 mijë euro, as mos u lajmëroni. Nuk i marr. Nuk janë asgjë në raport me buxhetin që ka Komuna e Preshevës, që ka rreth 10 milionë euro. Po ashtu, edhe Komuna e Bujanocit ka deri në 9 milionë euro buxhet. Por, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të obliguara që të flasin për një fond kombëtar të Solidaritetit që është financiarisht i fortë, por edhe profesionist”, tha ai.

 Arifi tregon tri kushtet e Luginës për t’u bashkuar me Kosovën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në Interaktiv të KTV-së ka treguar tri kushtet që Lugina ka për bashkim me Kosovën.

Ai ka kritikuar deputetët për mos prezencën e tyre në Kuvend për të diskutuar çështjen e Luginës, derisa ka theksuar se çështja e Luginës duhej të ishte diskutuar në kohën e Ekipit Negociator, tashmë i jashtëligjshëm.

“Debati është interesant pasi së pari nuk kishin as kuorum, dukej sikur të gjithë ishin në nguti për të shkuar në pushime se sa të merreshin me preshevarët. Pas një viti debat është dashtë të kulminohej me një mbledhje të Kuvendit që ka substancë. Çështja e Preshevës duhej të ishte në seancë para se të formohej ekipi negociator, por kjo tashmë është paksa e vonuar”, u shpreh Arifi.

Sipas Arifit duhet të ketë një politikë kombëtare kundrejt Preshevës.

“Ne kemi kërkuar një gjë, që të jetë një politikë strategjike kombëtare kundrejt Preshevës. Për këtë arsye kemi kërkuar që të nisim me hapa të vegjël. Duke filluar me Fondin e Solidaritetit, por as kjo nuk është diskutuar thellësisht e debati është devijuar në mënyrë që të mos ndodhte asgjë dhe në fakt ashtu edhe ndodhi, pra asgjë. Kemi indikatorë se diçka është duke lëvizur, por është dashur që të flitet shumë vite e të bëhet shumë pak”, ka thënë Arifi.

Tutje ai ka shtuar se akullin e ka thyer Ramush Haradinaj përmes Parkut të Paqes, që sipas tij ky ka qenë një vendim i guximshëm.

“Shpresoj se së shpejti do të miratohet. Por, më 2019 me quajt këtë sukses është paksa qesharake. Lugina pret një qartësi në politikën kombëtare të Kosovës, por tani nuk e shoh një vazhdimësi e politikës në vitet e 80-ta e tutje deri te paslufta. Tash duhet të kemi një baraspeshë, nëse ne e shohim veten si Kosovë a na sheh njëjtë edhe neve Kosova”, ka thënë Arifi.

Arifi tutje ka deklaruar se kanë kërkuar që të janë pjesë e takimit të dy qeverive shqiptare, së bashku me Ulqinin.

Tutje ai ka treguar tri kushtet për bashkim me Kosovën.

“Ne jemi pro bashkëngjitjes me Kosovën nëse plotësohen tri kushte: 1. Të mos ketë ndarje të Kosovës; 2. Të mos ketë parcializim të Luginës; dhe 3. Duhet të ketë mbështetje ndërkombëtare”, tha Arifi.

Sipas tij ideja për bashkimin e Luginës nuk është e Thaçit, por është ide e kamotshme e Luginës.

“Nuk mund të them se opozita është kundër bashkimit të Luginës. Ne kemi përshëndetur iniciativën e presidentit Thaçi. Në fakt presidenti ka thënë se e do Luginën e Preshevës, por nuk e jep veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Arifi gjithashtu ka kërkuar që duhet të ketë reciprocitet të plotë, dhe shqiptarët në Serbi duhet të trajtohen saktësisht si serbët në Kosovë.

“Nuk ia fali asnjë politikani në Kosovë nëse nuk kërkojnë reciprocitet me Serbinë, pasi vetëm në atë mënyrë mund të mbrohet Lugina, përndryshe ajo mund të bëhet një Çamëri e re. Ne duam të njëjtën se si trajtohen serbët në Kosovë. Reciprociteti duhet të jetë krejtësisht i njëjtë”, u shpreh Arifi.

Gjendet trupi i Florijana Ismailit në Itali e zhdukur para disa ditëve nv Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration