Kryetari i PDK-së, Krasniqi fton për të votuar Kamberin për deputet më 27 Maj
Lokale

Kryetari i PDK-së, Krasniqi fton për të votuar Kamberin për deputet më 27 Maj

25.May.2022 08:38
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka ftuar për pjesëmarrje në rivotim për deputet më 27 Maj në Tërnoc të komunës së Bujanocit.

Postimi i tij në Facebook:

Mobilizim për Shaip Kamberin!
 
Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc.
 
Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart.
 
Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë - e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni.
 
Për Shaipin, për shqiptarët!
Rrëfim i Vaxhid Xhelilit për udhëtimin me biçikletë nga Zvicra në Bujanoc (video)
Presheva me ministren Çomiq kërkon rifillim të bisedimeve me Qeverinë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration