Kryetari i kuvendit të Preshevës Sami Salihu, vizitoi Zijadin Selën në Tetovë
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salih gjatë ditës së sotme qëndroi në Tetovë dhe vizitoi Zijadin Sela i lënduar në ngjarjet e fundit në Maqedoni.I prekur nga gjendja e rëndë e kryetarit Sela dhe ngjarjet e fundit në vend, Sami Salihu, shprehu mbështetje ndaj tij duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në skenën politike të vendit.
Kryetari i LR PDSH-së, Zijadin Sela edhe përkunder gjendjes së rëndë shëndetësore falënderoi miqësisht kryetarin e kuvendit komunal, Sami Salihun për vizitën dhe mbështetjen./Titulli.com/