Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës viziton shkollën e mesme në Bujanoc
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, me bashkëpunëtorë, dje vizitoi shkollën e mesme “Sezai Surroi”, me ç’rast u prit nga drejtori Zejni Fejzullahu me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast u bisedua për gjendjen në shkollën tonë dhe mundësinë e bashkëpunimit edhe me shkollat e Gjirokastrës.
Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e studimit të studentëve tanë në universitetin e Gjitokastrës, me kushte shumë të volitshme.
Delegacioni ishte i shoqëruar nga Shqiprim Musliu, zëvendëskryetar i kryetar i Komunës së Bujanocit.
Shkolla jonë ka një bashkëpunim të mirë me shkollat e mesme të këtij qyteti të Republikës së Shqipërisë.
Tekst i publikuar nga shërbimi i shkollës së mesme “Sezai Surroi”