Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi përshkruan vizitën e tij në Bujanoc (foto&video)
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, me bashkëpunëtorë është duke qëndruar pë vizitë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Ai ka postue fotografi dhe video nga takimet që realizoi në Bujanoc.
Postimi i plot i tij në Facebook:
Një vizitë e shkëlqyer mes shqiptarëve në Bujanovc. Takim me kryetarin Nagip Arifi, me mësues dhe nxënës që vijojnë pa u ndalur përkushtimin për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Bujarisht dhuruam disa libra shqip nga shkolla “Naim Frashëri” në Gjirokastër për shkollën me të njëjtën emër në Bujanovc.
Në Luginë ka dhënë shfaqje edhe trupa jonë teatrore. Të vendosur të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të komunikuar më shumë me njëri-tjetrin, për të ndërvepruar më tepër në arsim, kulturë e turizëm sepse vetëm kështu forcojmë lidhjet si njerëz të një gjaku.