Kryeministri i Kosovës: Vëllezër të Luginës s'ka shkëmbime të territoreve, ajo është ide e luftës së re në Ballkan
Lokale

Kryeministri i Kosovës: Vëllezër të Luginës s'ka shkëmbime të territoreve, ajo është ide e luftës së re në Ballkan

13.Apr.2018 08:50
0
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është gabim dhe se mund të sjellë luftë të re në Ballkan.

Ai gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Lëvizja “Fol” vlerësoi se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.

“Kam besua se kjo nuk është zgjidhja dhe nuk besojë se shkëmbimi i territoreve është pjesë e zgjidhjes”, u shpreh mes tjerash Haradinaj, shkruan Titulli.com.

Haradinaj tha se ka pasur biseda herët me vëllezërit prej Presheve dhe I ka shpjeguar pse është e rrezikshme kjo ide.

“Sa herë që bisedohet për të çështje është një lloj kthimi mbrapa dhe kushdo që shkon drejt kësaj ideje po përgatit një luftë të re në Ballkan”, theksoi Haradinaj, transmeton Titulli.com.

Spektri politik shqiptarë në Luginë të Preshevës deri më tani ka përdorur retorikën politike se në rast të ofrimit të një zgjidhje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimi i territorit të Luginës me Veriun e Kosovës të jetë pjesë e agjendës së tyre politike./Titulli.com/

"Ndërtimi i kalimit kufitar Preshevë-Tabanoc në vitin 2019"
HELP ofron mundësi për grande deri 2000 euro për të kthyerit nga azili dhe rast sociale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration