Kryeministri Hoti: Zyra për Luginën e Preshevës në shërbim për shumë fusha
Lokale

Kryeministri Hoti: Zyra për Luginën e Preshevës në shërbim për shumë fusha

28.Sep.2020 13:20
0
 
Kryeministri i Kosovës. Avdulla Hoti ka njoftuar se në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të hapet zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, transmeton Titulli.com.
 
Ky është postimi i Avdulla Hotit në facebook: 
 
Sot kemi marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
 
Qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme, dhe kjo zyrë do të ofroj asistencë në aspektin social, arsimor, kulturor dhe ekonomik, siç janë tekstet shkollore, diploma, kuadri i kualifikuar arsimor etj.
 
Duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë asistencën e saj që të lehtësojë jetën e tyre, duke u kujdesur për ta përmes Zyrës së veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Qeveria e Kosovës hap zyrë për asistencë për qytetarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration