Kriza ekonomike dhe paraja publike
Lokale

Kriza ekonomike dhe paraja publike

20.Jan.2015 15:53
0

Personalisht, pajtohem që është e papranueshme që, në muajin korrik e gusht, ne t’i blejmë patlixhanat (domatet) e zarzavatet e tjera nga Leskoci, derisa toka në Bujanoc në masë mbetet e papunuar, por, nëse dëshiron ta orientosh popullsinë në Bujqësi, atëherë shuma e mjeteve për subvencione që do të ndahet nga buxheti duhet të jetë dukshëm më e madhe se ajo e projekteve joprioritare.

Shkruan: Shaip Kamberi

Paraja publike paraqet shumën e mjeteve financiare e cila, sipas ligjit është në dispozicion të shtetit apo njësive të vetëadministrimit lokal, si dhe disa subjekteve tjera. Vendimi për buxhetin e që komune, paraqet aktin juridik përmes të cilit bëhet projeksioni  të hyrave dhe harxhimeve të një komune për një vit kalendarik.

“Shfrytëzimi i mjeteve buxhetore apo parave të tatimpaguesve”, sipas ekspertëve të ekonomisë, “në të gjithë vendet e tranzicionit, është bërë dhe po bëhet në mënyrë të pakoordinuar dhe jo profesionale”. Në anën tjetër, kriza ekonomike, mungesa e vendeve të punës, rajonin tonë po e shndërron në një mjedis pa perspektivë për jetë që po shkakton edhe largimin në masë të popullatës.

S’ka dilemë, se shteti, me politikën e vet diskriminuese ndaj pakicave, e sidomos ndaj shqiptarëve, është fajtori kryesorë për krijimin e kësaj gjendje të paperspektivë të Luginës së Preshevës. Me gjasë kjo është edhe strategjia që shteti po e përdorë, poavarësisht qeverive që po ndërrohen.

Por, shtrohet çështja, a po qeverisen edhe ato pak mjete që janë në dispozicion të komunës, në mënyrë të duhur. Këtu nuk shtrohet çështja për keqpërdorimet e mundshme, që duhet të jenë punë e organeve ndjekëse, por, vetëm për mënyrën e përdorimit adekuat të parasë publike.

Kjo çështje padyshim që, për të marrë përgjigjen e duhur të jetë temë për ekspetrë shumë më kompetent, e cila mjerisht po mungon. Por, sa i përket buxhetit të komunës së Bujanocit, janë së paku dy pozicione të parapara në Vendimin për Buxhetin, të cilat, duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike, mund të konsiderohen shpërdoruese.

Fjala është për projektin e Rregullimit të hyrjes në Bujanoc në vlerë prej 25 milion dinarë (i paraparë të financohet nga mjetet e buxhetit republican) dhe projekti i “adaptimit të shtëpisë së Kulturës në Klenik” në vlerë prej 4 milion dinarë, që do të financohet nga mjetet e buxhetit komunal. Kjo do të thotë që në 2015 do të investohen 29 milionë dinarë në projekte që asessi nuk mund të konsiderohen prioritare, ndërkohë, që për subvencionim në Bujqësi janë paraparë vetëm 13 milion dinarë. Kur dihet paraprakisht që nga kjo shumë e 13 milionëve, 4 milion do t’i marrë Stacioni i veterinarisë, 9 milionët e mbetur janë mëse modeste për nisjen e çfarëdo projekti serioz në Bujqësi.

Projekti i “Rregullimit të hyrjes në Bujanoc” ka mundur të presë ditë më të mira, ashtu siç, pa dilemë, ka mundur që të presë edhe projekti i “Adaptimit të Shtëpisë së Kulturës në Klenik”. Nëse, me trendin aktual, vazhdon largimi në masë i të rinjëve nga Bujanoci, dyshoj që do të ketë kush të sillet në atë rrethrrotullim, ashtu siç dyshoj që në shtëpinë e Kulturës në Klenik të ketë aktivitete kulturore me bollëk për ta arsyetuar investimin.

Ndoshta edhe nuk do të duhej komentuar këto dy pozicione, sikur, në të njëjtën kohë nga komuna të mos u sugjerohej njerëzve që “t’i kthehen bujqësisë”.

Personalisht, pajtohem që është e papranueshme që në muajin korrik e gusht ne t’i blejmë patlixhonat (domatet) e zarzavatet e tjera  nga Leskoci derisa toka në Bujanoc në masë mbetet e papunuar, por, nëse dëshiron ta orientosh popullsinë në Bujqësi, atëherë shuma e mjeteve për subvencione që do të ndahet nga buxheti duhet të jetë dukshëm më e madhe se ajo e projekteve joprioritare. Fundja bujqësia mund të jetë sfera më serioze e punësimit të njerëzve në komunën tonë.

 

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Dështojnë liderët, as në vitin e dytë nuk e kthejnë Lapidarin e Dëshmorëve (Foto & Video)
Ndërpriten hetimet për zbulimin e autorit që tentoi të vrasë tërnocasin (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration