Kriminaliteti shqiptar dhe serb, objektiv i policisë në Bujanoc e Preshevë
Lokale

Kriminaliteti shqiptar dhe serb, objektiv i policisë në Bujanoc e Preshevë

02.Jun.2012 01:31
0
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se stacionet policore në Bujanoc e Preshevë kanë ngritur padi gjyqësore kundër një grupi shqiptarë dhe serb të cilët dyshohet se kanë plaçkitur tre shtetas të Iranit. Të dyshuarit nga komuna e Bujanocit janë Dejan M. (25) nga Levosoja , Ivan V. (20) nga fshati Davidovc si dhe Miroslav D. (26) nga Vrtogoshi i poshtëm. Ndërsa të dyshuarit nga Presheva Bajram A. (42) nga Miratoca, Labinot M. (25) nga Zhunica, Sefer D. (37) nga Presheva. Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës i kanë gjetur tre shtetasit nga Irani, në fillim duke ushtruar dhunë fizike mbi ta i kanë plaçkitur duka ia marrë paratë, stolitë, telefonat mobil dhe gjërat tjera. Të dyshuarit Labinot M, Dejan M, Ivan V dhe Miroslav D. janë dërguar tek gjykatësi hetues në gjyqin e Vranjës, i cili i ka caktuar paraburgim një muaj, ndërsa Bajram A. dhe Sefer D. janë arratisur dhe policia është në kërkim të tyre./Titulli.com/  
Sulmi në Dobrosin, fletarrest ndaj Xhezair Shaqirit
“Gëzimi Ynë” në Bujanoc, "s’dinë" të flasë shqip !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration