Lokale
“Gëzimi Ynë” në Bujanoc, "s’dinë" të flasë shqip !
Edhe në të vetmen ditë ndërkombëtare të fëmijëve ata abuzohen nga e drejta e tyre për ta ngrit zërin e arsyes, nga institucionet Komunale të Bujanocit, gjegjësisht nga institucioni parashkollor ”Gëzimi Ynë ”, në Bujanoc.
Në 35 vjetorin e themelimit te institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc i cili u shënua në shtëpinë e kulturës me program të larmishëm nga vetë vogëlushët e shtatë njësive parashkollore të komunës së Bujanocit, as një zë shqip nuk u dëgjua, përveç një pike muzikore të përcjell me lëvizje artistike (balet), ndërsa për dallim nga fëmijët shqiptar, punëtoret e arsimit të nacionalitetit serbë për vogëlushët e tyre ishin kujdesur duke përgatitur pjesë të ndryshme teatrale, poezi dhe këngë me përmbajtje religjioni.
Përveç fëmijëve qe e përjetuan një diskriminim institucional nga organizatoret e programit, po sot u diskriminuan edhe 1/3 e publikut në sallë të përbërë nga prindër të fëmijëve shqiptarë.
Shumë prindër të cilët kishin ardhur sot për ti parë fëmijët e tyre se me çfarë do të prezantonin në ditën Ndërkombëtare, ata pritnin me pa durim një zë shqip të mësuar nga edukatoret tona.
Por për fajin e edukatoreve, apo të autoriteteve kompetente, nuk u dëgjua as një fjalë apo këngë në gjuhën shqipe.
Edhe një dëshmi se në Komunën e Bujanocit nuk po respektohet dygjuhësia nga institucionet komunale, edhe atë qysh në hapat e para ku mësohet gjuha shqipe./Nagip Taipi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!