Krijimtaria letrare e shkrimtarit Bilall Maliqi është e lavdëruar nga kritika letrare"¦(video)
Lokale

Krijimtaria letrare e shkrimtarit Bilall Maliqi është e lavdëruar nga kritika letrare"¦(video)

21.Nov.2015 08:23
0
Bilall Maliqi, shkrimtar nga Presheva, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë, themelues dhe kryeredaktor i revistës së vetme letrare shqiptare në Luginën e Preshevës me emrin "Qëndresa", këtyre ditëve është bërë aktual në shumë revista e gazeta, madje edhe në televizione të ndryshme, qoftë lokale, qoftë edhe të atyre nacionale dhe kombëtare, lidhur me krijimtarinë letrare të tij, e cila është e njohur dhe e lavdëruar nga kritika letrare në përgjithësi.

Kësaj radhe, shkrimtari Maliqi në bibliotekën e vet me  emrin “Qëndresa” ishte i intervistuar nga KTV-ja (Koha vision) nga Prishtina me gazetaren Ardiana Shala, ku shpalosi në pika të shkurtra krijimtarinë e tij letrare, në theks të veçantë librin e tij të fundit me poezi për fëmijë me titull “Këngë zogu”, libër ky që është pritur shumë mirë nga lexuesit e vegjël dhe nga kritika e ligjerimit për fëmijë. 

Shkrimtari Bilall Maliqi është autor i 23 librave të zhanreve të ndryshme letrare, duke përfshirë, libra me poezi për të rritur, me poezi për fëmijë, prozë për fëmijë, vështrime kritike, aforizma dhe libër publicistik. 

Gjithashtu shkrimtari Maliqi është i përkthyer në tre gjuhë, në italisht, anglisht dhe rumanisht, tani është në përkthim e sipër libri tjetër me poezi në gjuhën spanjolle nga përkthyesi i njohur Peter Tase.

Maliqi ka në dorëshkrim një mori të librave të cilat presin dritën e botimit.

VIDEO: 

KFOR heq ndalesën, aeroplan e helikopterë të Serbisë mbi qiellin e Luginës
Collins nga SHBA në aksion vullnetar për refugjatët në Preshevë (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration