Collins nga SHBA në aksion vullnetar për refugjatët në Preshevë (foto&video)
Lokale

Collins nga SHBA në aksion vullnetar për refugjatët në Preshevë (foto&video)

21.Nov.2015 08:47
0
Përveç organizatave vendore e ndërkombëtare, në Preshevë refugjatët e ardhur nga Siria, janë duke i ndihmuar edhe vullnetarë të shumtë lokal e ndërkombëtar.

Vullnetarët ndërkombëtar vijnë nga vende të ndryshme të botës, nga Australia, gati të gjithë vendet evropiane, si dhe nga SHBA dhe Kanada.

Njëra prej vullnetareve të huaja është edhe Jessica Colins, vullnetare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila në Preshevë ka ardhur para një muaji.

“Jemi duke koordinuar ndihmat dhe punën e vullnetarëve që gjinden këtu. Refugjatët i ndihmojmë duke i ndarë ushqim, ujë dhe çaj në vendin ku presin për t’u regjistruar në kamp”, thotë Collins për portalin Titulli.com.

Pasi jemi në stinën e dimrit, në rast të ditëve të ftohta vullnetarja amerikane thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët me rroba të trasha.

“Pasi po flitet për një transformim të kampit për ditët e dimrit, ne mund të furnizojmë refugjatët me pallto të trasha, xhemperë, çorape dhe kapela”, shton ajo.

Para një jave në Preshevë ka ardhur edhe vullnetari Simmon Lang nga Gjermania. Ai thotë se detyra e tij është të ndihmojë refugjatët me çaj të ngrohtë në fshatin Miratoc.

“Ne kemi një vend në Miratoc ku bëjmë çaj dhe i shpërndajmë refugjatëve”, thotë Lang.

Lang thotë se nganjëherë punon deri në 16 orë në ditë, varësisht prej numrit të refugjatëve, ndërsa thekson bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me banorët e Miratocit dhe me vullnetarët lokal.

“Popullata lokale këtu është e shkëlqyeshme, ata na mbështesin për gjithçka, na japin edhe drunjë për zjarr. Janë shumë miqësor me ne”, thotë vullnetare gjerman Simmon Lang.

Vullnetarët e huaj dhe ata lokal kontribuojnë në tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë nëpërmjet organizatës “Youth for Refugees”, e cila ka mbi 50 aktivistë, 22 vendorë dhe pjesa tjetër të huaj. /Titulli.com/

VIDEO: 

Krijimtaria letrare e shkrimtarit Bilall Maliqi është e lavdëruar nga kritika letrare"¦(video)
Presheva vendos taksë për transportuesit e migrantëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration