Krasniqi: Bashkimi i Luginës së Preshevës nuk është më i pamundur (video)
Lokale

Krasniqi: Bashkimi i Luginës së Preshevës nuk është më i pamundur (video)

17.Nov.2018 08:21
0

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në botën moderne asnjë ide nuk është e pamundur.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se para pesë vitesh askush nuk ka mundur të paramendojë se mund të diskutojmë për temat që janë në tryezë. 

“Ne e dimë [bashkimi i Luginës së Preshevës] që është gati e pamundur. Por, në këtë botën e re nuk është asgjë e pamundur. Në pesë vitet e fundit çfarë kemi parë në zhvillimet globale, bash asgjë më nuk është e pamundur”, tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se lojtarët në politikën globale nuk janë më të njëjtit dhe pozita e Kosovës nuk është më e mirë se që ishte më parë.

“Nuk është më Amerika e njëjtë. Nuk është më as BE-ja e njëjtë dhe pas zgjedhjeve të qershorit të 2019-të do të jetë edhe më e ndryshme”.

Krasniqi ka thënë  se Kosova duhet të shikojë edhe pozicionin e ri të kongresistëve të SHBA-së, pas zgjedhjeve që u mbajtën atje këtë muaj.

“Ka pasur një numër të madh të kongresistëve në SHBA, që kanë mbështetur çështjen shqiptare dhe besoj se pas zgjedhjeve të fundit nuk e kemi më këtë mbështetje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të presë edhe dhjetë vite për të arritur një marrëveshje pasi kushtet e BE-së mund të lëvizin. 

“Nëse Kosova nuk shprehet e gatshme për të arritur marrëveshje me Serbinë, BE mund t’i heq Serbisë kushtin e Kosovës dhe t’i hap rrugë për integrim”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi./Telegrafi/

 

Bllokohet shtëpia e kulturës në Preshevë, Arifi thotë se TVP dhe PDSH e meritojnë largimin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration