Kosova zbarkon 350 kontejnerë për shërbime në komunë të Bujanocit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës, Fatmir Matoshi ka dorëzuar sot komunës së Bujanocit donacionin e premtuar më herët prej 350 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave.
“Me Ministrin Matoshi, finalizuam sot në Bujanoc, miniprojektin e përbashkët për paisje me kontajnerë të ri të cilët do t'i kontribuojnë përmirësimit dhe avancimit të ruajtjes së ambientit”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Ai ka falënderuar ministrin Matoshi për angazhimin dhe përkrahjen e parezervë që i ka siguruar komunës së Bujanocit dhe qytetarëve të sajë këtë ndihmë.
“Komuna e Bujanocit do të vazhdojë bashkëpunimin e ngusht me çdo ministri të Republikës së Kosovës dhe do të bëjë përpjekje për realizimin e projekteve tjerë në të mirë të qytetarëve të komunës tone”, shkroi Kamberi.
Komuna e Bujanocit më këtë aktivitet i është bashkuar aksionit mbarëkombëtarë “Dita e Pastrimit të Botës” të përkrahur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës./Titulli.com/