Lokale
Kosova miraton fondin për Preshevën
Fondi për Luginën e Preshevës është miratuar ditën e sotme nga Qeveria e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka theksuar se me Ministrinë e Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës do të ketë kontakte edhe më të forta, transmeton Titulli.
“Ne vazhdojmë te jemi në kontakte të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë të Qeverisë së Kosovës, me drejtuesit e Komunës së Preshevës për të vijuar brenda hapësirave jo shumë të mëdha dhe financiare që kemi për të ndërtuare dhe projekte të tjera që kemi në të mirë të kujdesit shëndetësor të qytetarëve që jetojnë atje”- u shpreh Beqaj.
Ndërkohë pak ditë më parë ishte qeveria e Kosovës që miratoi fondin e caktuar për Preshevën. Të dyja qeveritë e premtuan në takimin në Prizren një fond prej 100 mijë eurosh ndihmë për Preshevën, nga 50 mijë prej secilës qeveri./Titulli.com/.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!