Kosova diskuton për Luginën, përfaqësuesi i qeverisë në Beograd takon Shaip Kamberin në Bujanoc
Lokale

Kosova diskuton për Luginën, përfaqësuesi i qeverisë në Beograd takon Shaip Kamberin në Bujanoc

01.Jul.2019 17:53
0

Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka komentuar seancën e sotme të parlamentit të Kosovës për Luginën e Preshevës dhe se ka takuar sot kryetarin komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

"Mbajtja e një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit të Prishtinës mbi situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë është e lavdërueshme nëse kjo sesion do të kontribuojë për një kuptim më të mirë", tha Stankoviq në Bujanoc, transmeton Titulli.com.

Ai shprehu besimin e tij se ndihma e shpallur nga parlamenti i Prishtinës për shqiptarët në këto tri komuna në Serbi do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë atje duke aluduar edhe komunitetet tjera që jetojnë në këto vendbanime, shkruan Titulli.com.

Stankoviq gjatë takimit të sotëm në Bujanoc me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se ka biseduar rreth çështjeve që shqetësojnë qytetarët, në lidhje me ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujit, sigurimin e teksteve për arsimin në gjuhën shqipe.

"Me Kamberin kemi biseduar në lidhje me problemin e punësimit, regjistrimin e studentëve në departamentin e Fakultetit Bujanocit si dhe çdo gjë ku ne mund të kontribuojnë në punën dhe aktivitetet dhe së bashku me qeverinë lokale të bëjmë atë që është detyrimi ynë funksional dhe ligjor", theksoi Stankoviq./Titulli.com/

Presidenti Thaçi dërgon në Kuvend rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën
Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën për shqiptarët në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration