Korrigjohet çmimi i pagesave rrugore Beograd-Bujanoc-Preshevë
Lokale

Korrigjohet çmimi i pagesave rrugore Beograd-Bujanoc-Preshevë

18.Feb.2020 10:52
0

Për shkak të lëshimeve të punimeve në tetë stacioneve të reja të pagesave rrugore në autostradën Beograd - Preshevë – Dimitrovgrad në Korridorin 10, disa pjesë të kësaj rrugë janë shkurtuar paksa dhe për shkak  të kësaj çmimi I pagesave është korrigjuar.

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për shumën e tarifës speciale për përdorimin e rrugës publike i cili përcakton tarifën për stacionet e tarifave në seksionin Beograd - Preshevë – Dimitrovgrad, transmeton Titulli.com.

Krahas këtyre ndryshimeve pagesa rrugore për vetura të udhëtarëve nga Beogradi në Preshevë do të kushtojë 1.460 dinarë ndërsa Beograd- Bujanoc jug 1. 380 dinarë.

Sipas informacioneve të ndërmarrjes publike “Rrugët e Serbisë” që i  janë dhënë tanjug thuhet se  çmimi i njësisë së tarifave për kilometër  i cili është paraparë me Ligjin për tarifat për përdorimin e mallrave publike, nuk ka ndryshuar.

Lista e çmimeve është ndryshuar në 20 vend-pagesa rrugore dhe çmimet në disa seksione janë më të ulëta deri në 50 dinarë./Titulli.com/

Pompeo: Sovraniteti, pavarësia e Kosovës – thelbësore për Ballkanin
Skandaloze: Vrasja e pesëfishtë në Gjilan është kryer me armën zyrtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration