Konçul: Policia ndalon për disa orë nënkryetarin e "Vatrës"
Drejtues të Lëvizjes vatra me seli në Gjilan, kanë bërë të ditur se me 28 shtator ora 15-30 në pikën kufitare të Konçulit, policia serbe mbajti në ndalje Myrtez Limanin nënkryetar i Lëvizjes"Vatra"duke e maltretuar atë për ore të tëra.Policia serbe bëri këtë ndalese duke u mbështetur në një fletë arresti të viti 2001 kur Myrtez Limani ishte pjastër i UÇPMB-së dhe akuzohej për thyerjen e rendite në serbi.
Siç njofton Vatra, po të njëjtin në vitin 2006 gjykata e Vrajës e amnistoi, por policia serbe prapë bëri këtë arrestim të nënkryetarit Limani i cili kishte me vete edhe vendimin e gjykatës së Vrajës, që e amniston nga të gjitha akuzat, por se policet serb si duket kishin marr urdhër nga lartë që të keqtrajtohet z Limani dhe të mos merret parasysh as një vendim i dalë nga vet shteti serb, transmeton 2lonline.
“Ne Lëvizja "Vatra" ndihemi të indinjuar nga ky veprim nxitës dhe denigrues i polices serbe e cila polici po tenton të ndale lëvizjen e lire të, kthimin në shtëpitë e tyre të qytetareve ne dëbuar, me ketë raste Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara nga vet ajo në Bruksel për lëvizje të lirë. Këto veprime ani demokratike tregojnë mjaftë mirë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe tensionimin e vazhdueshëm të gjendjes në Lugine. I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtarë të bëjë presion tek regjimi serb të ndalë presionet për shqiptarët në Kosovë Lindore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për informim e Lëvizjes”Vatra” /Titulli.com/