Kontrolloni a jeni në listën e posaçme për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Kontrolloni a jeni në listën e posaçme për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

09.Sep.2022 10:34
0

Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social të Serbisë, Gordana Çomiq ka shpallur zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave kombëtare për 13 nëntor, përcjellë Titulli.com.

Ajo ditë më parë  u bëri thirrje pjesëtarëve të pakicave kombëtare që të vazhdojnë regjistrimin në listën e posaçme të zgjedhësve deri më 27 tetor, kur lista do të mbyllet dhe kur do të dihet saktësisht se sa anëtarë të pakicave kombëtare do të marrin pjesë në zgjedhjet për anëtarë të këshillave kombëtare në 13 nëntor.

Kontrollimi i listës së posaçme zgjedhore mund të bëhet edhe në faqen e internetit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, duke shënuar numrin unik të regjistrimit të qytetarëve (JMBG), shkruan Titulli.com.

Regjistrimi në një listë të veçantë zgjedhore bëhet ekskluzivisht me kërkesën personale të një anëtari të pakicës kombëtare dhe të paraqesë kërkesë për ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore sipas të njëjtës procedurë si qytetarët.

Pas përfundimit të listës së posaçme të zgjedhësve dhe deri në 72 orë para ditës së zgjedhjeve, regjistrimi, fshirja, ndryshimet, plotësimet dhe korrigjimet në listën e posaçme të zgjedhësve bëhen nga Ministria përgjegjëse për mbajtjen e listës së posaçme të zgjedhësve./Titulli.com/

Kliko këtu për të kontrolluar listën së posaçme zgjedhore Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, duke shënuar numrin unik të regjistrimit të qytetarëve (JMBG)

Vuçiq pretendon se Qeveria e Kosovës “fshehurazi po merr veriun“
"Shqiptarët në Gurbet", publikohet ilahi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration