Konstituohet Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë, me kërkesa të veçanta për Kosovën dhe Shqipërinë (video)
Lokale

Konstituohet Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë, me kërkesa të veçanta për Kosovën dhe Shqipërinë (video)

26.Nov.2018 13:33
0

Anëtarët e kuvendit të Këshillt Kombëtar Shqiptar zgjodhën për kryetar të këtij institucioni, Ragmi Mustafën dhe zëvendës të tij Enver Mehmeti.

Gjatë mbledhjes konstituive u bë edhe verifikimi i mandateve të 15 këshilltarëve që përbëjnë kuvendin e përgjithshëm.

Ragmi Mustafa dhe Enver Mehmeti

Kryetari i sapozgjedhur, Ragmi Mustafa tha se puna vetëm ka fillua.

“Jemi drejtua me një letër të përbashkët qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe kemi kërkuar që të funksionalizohet fondi i përbashkët për Luginën e Preshevës që të ndihmohet Këshilli Kombëtar Shqiptar”, theksoi Mustafa, shkruan Titulli.com.

Zëvendës  i Këshillit Kombëtar Shqiptar është zgjedhur Enver Mehmeti, sekretar i deritanishëm pranë këtij institucioni.

“Sot u zgjodha zëvendës-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Faleminderit partisë demokratike shqiptare,gjithë votuesve që na obliguan sot. Urojmë kryetarin e Këshillit dhe bashkërisht do të mundohemi qe angazhimi jonë të jetë në interes të avancimit të të drejtave të shqiptarëve”, është shprehur Enver Mehmeti.

Në ,mbledhjen konstituive morën pjesë të gjithë anëtarët e rinë të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërsa gjatë votimit të udhëheqjes së re e lëshuan seancën anëtarët e APN-së, PD-së dhe LR PDSH-së./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration