Lokale
Konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve ndihmon çështjen e Luginës
Vota e popullit shqiptar në Shqipëri, nga votimi i 23 qershorit 2013, sipas të gjitha informacioneve që vijnë nga Shqipëria tregojnë se, i është dhënë krahut të majtë, përkatësisht PS-së, LSI-së dhe partive tjera më të vogla që janë në koalicion me të majtën shqiptare.
Për Shoqatën Vatra, me seli n Gjilan, populli shqiptar kudo që është i gëzohet, zhvillimeve pozitive e arritjeve, me një fjalë të mirave të shtetit shqiptar, posaçërisht i gëzohet zhvillimit të demokracisë e në kuadër të kësaj edhe kalimit të pushteteve nga një parti, apo koalicion në parti apo koalicion tjetër, pa probleme, pa mashtrime, pa keqpërdorim të votave, pa shkatërrim e vrasje.
Një arsye më shumë, për votim dinjitoz në Shqipëri dhe kalim të pushteteve me standarde demokratike perëndimore, na gëzon pa masë edhe ne shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit, e Medvegjës, që ende jemi duke e bartur mbi kurriz pushtetin e huaj, pushtetin serb.
Prandaj, shoqata “Vatra” dhe gjithë shqiptarët e ndjekur nga Presheva, Bujanoci e Medvegja urojnë që ky proces zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe pa incidente të reja, urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen Institucionet Qeverisëse Shqiptare në Tiranë, sepse, jo vetëm që i tregohet botës dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar din e ka vullnet të ec përpara, është popull demokratik e perëndimor, por duke qenë të tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve kudo që jemi jashtë Shqipërisë Londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
“Rezultatet e numërimit të deritashme të votave tregojnë se, Edi Rama do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur parasysh angazhimin dhe interesimin të vazhdueshëm të tij e të partisë socialiste në ngritjen e problemit e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdoj të angazhohet më me ngulm dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore, për lirinë e tyre, njëherit do të kërkojë edhe nga ndërkombëtarët që edhe në këtë pjesë të zbatohen konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit dhe të botës”, thuhet në një njoftim të Shoqatës Vatra.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!