Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!
Lokale

Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!

12.Jun.2014 20:41
0
Edhe pas anulimit të konkursit të hapur më 26 maj për ndarjen e mjeteve nga buxheti i komunës së Bujanocit për projektet me interes të përbashkët shoqëror (OJQ), mësohet se aplikacionet vazhdojnë të dorëzohen në heshtje. [caption id="attachment_123776" align="alignleft" width="300"]Nexhat Behluli Nexhat Behluli[/caption] Portali informativ Titulli ka mësuar më herët për këtë dukuri, mirëpo informacionin e publikon sot pas konfirmimit se dorëzimi i dokumenteve për këtë konkurs të anuluar po vazhdon me pëlqimin e zyrtarëve të kësaj komune. Në këtë aferë dyshohet se është përfshirë edhe Nexhat Behluli, që tashmë është koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal. Vet ai ka drejtuar të “dashurit” e tij për të aplikuar në këtë konkurs të anuluar. Ndërsa ish kryetari i Komisionit Zylqefli Sherifi, që kishte dhënë dorëheqje nga Komisioni i këtij konkursi pas shkeljeve të regjistruara, i ka thënë portalit informativ Titulli se më nuk di asgjë rreth konkursit për OJQ. Konkursi për OJQ u anulua më 30 maj në mbledhjen urgjente të mbajtur nga Komisioni. Në këtë mbledhje të gjithë të pranishmit votuan për anulim, derisa vetëm shefi i kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, Arbër Pajaziti votoi për vazhdimin e konkursit në fjalë.   Pse u anulua konkursi? Më 26 maj Komisioni vendosi që të hap konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i komunës së Bujanocit për projektet me interes të përbashkët shoqëror dhe lidhur me këtë konkurs vendosi njoftimin në tabelën në ndërtesën e komunës së Bujanocit. Ky dokument origjinal i vulosur si dhe i nënshkruar nga kryetari i Komisionit Zylqefli Sherifi, përveç sqarimeve rreth aplikimit thoshte se formulari për aplikim mund të shkarkohej nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit dhe se i njëjti nuk shkruante se mund të merrej në ndonjë zyre të administratës. Po të njëjtën ditë në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit u vendos njoftimi për hapjen e konkursit, të cilit përveç që i mungonte linku për shkarkim, këtë dokument zyrtarë “dikush” e kishte ndryshuar pa pëlqimin e Komisionit duke kërkuar nga të interesuarit për aplikim që t’i drejtohen Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal për të marrë formularin në fjalë. Portali informativ Titulli e kishte bërë publike këtë shkelje për të cilën disa nga anëtarët e Komisionit as që ishin të njoftuar dhe të cilët pas këtij skandali kishin kërkuar mbledhje për të sqaruar situatën e krijuar.. Personi i përfshirë në këtë aferë tani del edhe zyrtari Nexhat Behluli, i cili njëherit është zëdhënës i Partisë Demokratike (PD) të Nagip Arifit, që në opinion është i njohur për sharjet publike në rrjetin social facebook. Me sjelljet e tij nuk po arrin të kontrollojë veten dhe si pasojë po vë në në siklet edhe simpatizantët e PD-së, derisa shumë prej tyre për shkak të tij janë larguar nga ky subjekt. Për të qenë të gjithë qytetarët të barabartë, pasi udhëheqësia po shkel ligjet ashtu siç po donë vetë, Titulli sërish do ta vendos linkun për shkarkim të formularit në mënyrë që të interesuarit të aplikojnë në këtë “konkurs të anuluar”, të paktën për të mos ia mundësuar udhëheqësisë së komunës që mjetet t’i ndajnë ashtu siç dëshirojnë ata. Koha është e shkurtë, andaj të interesuarit duhet ta shkarkojnë dhe mbushin formularin dhe të njëjtin duhet ta dorëzojnë deri nesër (e premte) 13 qershor në orën 15:00, në Komisionin për ndarjen e mjeteve përmes shkrimores së Komunës së Bujanocit rr. K. Petroviq nr. 115 me shenjën Komisioni për ndarjen e mjeteve OJQ./Titulli.com/ Kliko pë të shkarkuar FORMULARIN
Fondi Humanitarë nga Zvicra ngushëllon familjen e Tana Sabedinit, do t’i ndërtoj një shtëpi të re
Diskutohet buxheti i vitit 2013, vlerësohet harxhues e jo i zhvillimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration