Diskutohet buxheti i vitit 2013, vlerësohet harxhues e jo i zhvillimit
Lokale

Diskutohet buxheti i vitit 2013, vlerësohet harxhues e jo i zhvillimit

12.Jun.2014 16:34
0
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit kanë diskutuar për llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2013. Opozita shqiptare në diskutimet e seancës së Kuvendit Komunal  ka vlerësuar se buxheti për vitin 2013 kishte një karakter harxhues të parasë publike dhe që në asnjë rast nuk është stimuluar zhvillimi i përgjithshëm . Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, duke folur për realizimin e buxhetit të vitit 2013 tha para këshilltarëve se ai është harxhuar në përputhshmëri me ligjin dhe financat. Derisa, Arifi jepte sqarimin për mjetet e shpenzuara të qytetarëve, disa nga këshilltarët serb filluan të diskutojnë mes vete duke mos e parë të arsyeshëm dëgjimin e prezantimit të njeriut të parë të komunës. Ky reagim i këshilltarëve serb, sipas kolegëve të tyre brenda përbërjes së Kuvendit Komunal është një “dëshmi” se qeverisja aktuale ka filluar të humb interesimin edhe të partnerëve të koalicionit që vijnë nga partitë serbe të Bujanocit. Bujanoc-buxheti- 2013 Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit deklaroi se buxheti i vitit 2013 nuk ishte asgjë më shumë se harxhues, ku qeverisja Arifi ka harxhuar për shërbimet e emetimit dhe propagandës mediale afro 36 milion dinarë. Mustafa, duke shpjeguar për ndarjen e buxhetit për mediat ka thënë se në vitin 2013 janë ndarë mjete mediumeve që nuk janë askund të regjistruara. “Në vitin 2013 nga mjetet e dedikuara për shërbime të emetimit, mjete të qytetarëve të komunës së Bujanocit jo që janë ndarë mjete mediave nga Presheva, e Vranja, por janë financuar edhe media ilegale, në llogari fizike të personave të partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Nagip Arifit”, u tha mes tjerash në këtë seancë. Në anën tjetër, këshilltari komunal  Basri Veseli duke analizuar shpenzimet e buxhetit ai ka thënë se qeverisja e tanishme nuk ka investuar gjatë vitit 2013 sipas kërkesave në vendbanimet shqiptare në Nesalcë dhe Letovicë. Enver Ramadani, këshilltar nga Partia për Veprim Demokratik  është shprehur se nga subvencionimet  për ndërmarrjet e vogla ka përfituar ndërmarrja e familjes, por edhe familjarë të kryetarit Arifi. Këshilltarët komunal kanë drejtuar kritika të shumta ndaj mënyrës së realizimit të buxhetit komunal për vitin 2013, ndërsa ndërmarrja publike “Drejtoria për Ndërtim” ishte ne qendër të kritikës, si dhe ndërmarrjet tjera publike që shpenzojnë shumë e nuk shihen rezultatet konkrete. Raporti  mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2013, kishte të bëjë me shpenzimet dhe të dalurat e mjeteve prej afro 1 miliardë dinarë./Titulli.com/
Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!
Titulli detyron “Arifin e shqetësuar” të japë llogari para qytetarëve!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration