Konkurs për subvensione për vitin 2020 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (dokumentet)
Lokale

Konkurs për subvensione për vitin 2020 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (dokumentet)

25.Aug.2020 12:38
0

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 25.08.2020, shpall KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2020, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 30.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 11.550.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 12.450.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 6.000.000,00 dinarë.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet që plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3 e Programit për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për sipërmarrësit.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është deri më date 25.09.2020.

Dokumentet:

Konkursi për subvensione 2020

Programi për subvensione 2020

Kriteret për shoqëritë e vogla ekonomike 2020

Kriteret për sipërmarrësit 2020

Formulari 1A – paraqitja e propozim projektit për masën 1

Formulari 1B – paraqitja e propozim projektit për masën 2

Formulari 2 – Deklarata e pëlqimit me kushtet e thirrjes

Formulari 3 – Formulari i harxhimeve

Udhëzuesi për subvensionet 2020

 
Takohen drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, përgatitjet për fillimin e vitit shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration