Konkurs për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në universitetet në Shqipëri
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke pasu komunikim dhe bashkëpunim të rregulltë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë si dhe me Universitetet në Shqipëri, sot ka pranuar njoftimin për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018-2019.Mbi këtë bazë njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrim në Universitetet e Shqipërisë se konkurs pranimi do të zhvillohet prej datës 10 – 24 gusht 2018. Secili kandidat aplikon pranë institucioneve të arsimit të lartë (IAL – Universitetet, Fakultetet).
Bashkangjitur përcjellim Udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/Udhezim_nr._18_dt._21.5.2018.pdf
Poashtu, të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit duhet t’i referohen udhëzimeve të sipërpërmendur, veçanërisht diploma dhe certifikatat e notave duhet të legalizohen me Apostillle në Gjykatën themelore në Bujanoc.
Poashtu, administrata e Këshillit këto ditë është në dispozion për të ofruar këshillime rreth procedurës së aplikimit për kandidatët e interesuar dhe e njëjta nuk nënkupton ndihmë apo favore për regjistrim.