Konfiskim të poker aparateve dhe shkyçje nga rryma për shkak të vjedhjes
Lokale

Konfiskim të poker aparateve dhe shkyçje nga rryma për shkak të vjedhjes

27.Aug.2014 17:33
0
Pjesëtarët e policisë nga departamenti në Vranjë më 22 gusht të këtij viti, në vazhdim të aksionit për kontrollimin e lokaleve të pajisura me lojëra të fatit në rrethinën e Preshevës, kanë kryer kontrollim në tre objekte nga të cilat janë marrë 14 aparate pokeri dhe shumë pajisje teknike.

Gjithashtu, në rajonin e Bujanocit janë kontrolluar tre objekte ku janë marrë 16 aparate pokeri.

Në kumtesën e policisë të arritur në redaksinë portalit informativ Titulli thuhet se qëllimi i aksionit ishte vërtetimi i fiskalizimit të aparateve të lojrave të fatit-poker. Administrata Policore në Vranjë në të ardhmen do të marrë masat në përputhshmëri me ligjin.

Ndërsa zyrtarët policorë në Stacionin e Preshevës përmes kumtesës njoftojnë se që nga data 18 deri më 24 gusht të këtij viti, në bazë të urdhëresës për kontrollime të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës themelore në Bujanoc, kanë kryer verifikim në 11 shtëpi në rajonin e komunës së Preshevës për harxhimin e energjisë elektrike.

Në këto kontrollime kanë marrë pjesë edhe punëtorët e Elektrodistribucionit të cilët erdhën në përfundim se pronarët e shtëpive kanë shfrytëzuar energjinë elektrike pa pasur leje për kyçje në këtë sistem.

Punëtorët e Elektrodistribucionit këto objekte i kanë shkyçur nga furnizimi i mëtejshëm me energji elektrike.

“Me lejen e Prokurorisë Themelore publike në Vranjë kundër pronarëve të këtyre shtëpive do të ngriten padi penale nën dyshimin se kanë kryer vepër penale, vjedhje të energjisë elektrike”, thuhet në kumtesën e policisë./Titulli.com/

Bujanoci të premten pa energji elektrike
FHKL: Myftiu nga Presheva kërcënoi kryetarin e Fondit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration