Konfirmohen 10 raste të reja më Covid-19 në komunën e Bujanocit
Lokale

Konfirmohen 10 raste të reja më Covid-19 në komunën e Bujanocit

18.Mar.2021 13:41
0

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit vazhdon të mbajë tempon e numrave dyshifrorë, përveç rasteve të vikendit kur ky numër bi si pasojë e numrit më të vogël të testeve të kryera.

Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 10 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit.

Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 160 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1056 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 1597 kontrolla prej tyre 1416 të rritur dhe 181 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 17 mars ka qenë 97, prej tyre 93 të rritur dhe 4 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 31persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në raportin e parafundit në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 rast të reja me virusin korona

Çka po promovon PDSH për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration