Lokale
Konculi kerkon drejtesi
Lëvizja e Progresit Demokratik, mbështet protestën paqësore të paralajmëruar për nesër, nga banorët e Konçulit të Komunës së Bujanocit.
Protesta është e mirëseardhur ngase konçulasit kërkojnë të drejta në fushën e lëvizjes dhe qarkullimit të lirë në pronat e tyre, në pasuritë e private të garantuara me të gjitha normat ndërkombëtare.
LPD ka kërkuar shpeshherë nga faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, respektimin e të drejtave të banorëve të Konçulit, të cilët jo rrallë janë përballur me dhunën e shfrenuar të pushtetit serb.
Konçulasit nuk i durojnë maltretimet nga xhandarmëria serbe, ata dëshirojnë të jetojnë të lirë në tokat e tyre.
Konçuli i zonës kufitare me Kosovën, ka qenë gjithmonë një vendbanim, i cili ka reflektuar paqe e stabilitet, rast konkret kemi Marrëveshjen Paqësore, i dalë nga ky vendbanim, i cili gjithashtu ishte edhe selia e ish UÇPMB-së dhe vendlindja e komandantit të saj Shefket Musliu, njofton Qendra për Informim e LPD-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!