Komunat Bujanoc dhe Preshevë vënë flamurin kombëtarë shqiptarë në objekte
Me rastin e 28 nëntorit, ditë së flamurit kombëtarë shqiptarë komuna e Bujanocit po dhe ajo e Preshevës në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vënë flamurin në hyrje të objekteve, shkruan Titulli.com.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e ditës së sotme të mbledhjes qeverisë deklaroi se “është sot 28 nëntori dita më e vështirë e flamurit në historinë tonë bashkohore” – tha ai.
Po ashtu tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,do të mbahet sot në ora 11:00, në hapësirat para Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku ftohen qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre, të nderojnë viktimat e kësaj tragjedie.