Komuna e Preshevës shpallë vendimin pë praktikën profesionale 2021-2022
Komuna Preshevës, në uebfaqen e vet zyrtare, ka publikuar vendimin për ndarjen e mjeteve me qëllim te realizimit të masave të politikës aktive të punësimit përmes shpalljes publike për realizimin e programit të praktikës profesionale në vitin 2021-2022.
Vendimi i plotë i komunës së Preshevës:
Në bazë të vendimit të Këshillit për punësim të Komunës së Preshevës, nga programi për praktikën profesionale do të përfitojnë gjithsej 31 persona.
Mes të përzgjedhurve për realizimin e praktikës profesionale shumica do të shërbejnë në Administratën komunale të Preshevës, derisa të tjerët janë shpërnda nëpër institucionet e tjera.
Nga 31 persona sa janë përzgjedhur në total, 15 prej tyre praktikën profesionale do ta e realizojnë në Administratën komunale në Preshevë, 5 në bibliotekën “Memet Jusufi”, 3 praktikantë do të ketë Qendra Sportive, nga dy praktikantë do të pranojnë shtëpia e kulturës dhe enti parashkollor, derisa shkolla fillore në Corroticë, Stacioni i veterinarisë dhe disa biznese lokale private nga një.
Në dokumentin e publikuar thuhet se në pajtim me mjetet e ndara dhe të orientuara nga buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2021, të bëhet ndarja e mjeteve për këta aplikues:
- QENDRA SPORTIVE- janë lejuar 3 praktikant
- Shtëpia e kulturës Abdulla Krashnica- lejuar 2 praktikan
- Bibloteka Memet Jusufi- 5 praktikant
- Enti parashkollor 8 Marsi- lejuar 2 praktikant
- Preventiva OSLO – lejuar 1 praktikant
- Stacioni i veterinës- lejuar 1 praktikant
- Saba Belça- lejuar 1 praktikant
- Sh.F.vDituria Corrotic- lejuar 1 praktikant
- Administrata komunale Preshevë- lejuar 15 praktikant
KUndër këtij vendimi të gjithë aplikuesit për praktikë profesionale munden të ankohen pran Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës.
Linku: http://publikime.presevo.rs/doc/praktika2021.pdf