Facebook u “zhduk” nga Interneti, kompania humbet 7 miliardë dollarë në aksione
Shkencë dhe teknologji

Facebook u “zhduk” nga Interneti, kompania humbet 7 miliardë dollarë në aksione

06.Oct.2021 08:04
0

Çfarë ndodhi me aplikacionet më të ndjekura në botë, Facebook, Instagram dhe Whatsapp, që nga ora 15.44 e të hënës jo vetëm ishin të paarritshme, por praktikisht u “zhdukën” nga Interneti, duke u rikthyer vetëm pas mesnate?

Krijesat e Mark Zuckenberg, që kanë miliarda ndjekës kudo në botë, prej orësh jo vetëm që nuk funksionuan siç duhet, por praktikisht nuk ishin aktive në internet.

Sipas ekspertëve, shkaku mund të jetë i brendshëm, praktikisht një gabim programimi në përditësimet e protokolleve që Facebook kryen në mënyrë periodike, që i ka zhdukur platformat nga sistemi i emrave të domeneve (DNS), praktikisht sistemi i kodimit të emrave të faqeve të internetit.

Humbjet reale në ekonominë globale deri më tani përllogariten në 160 milionë dollarë, çdo orë që kalonte ato u rritën, së bashku me protestat e klientëve. Diçka jo e thjeshtë nga momenti që nuk mungojnë as problemet konkrete, ku një pjesë e mirë e punonjësve të kompanisë nuk aksesonte dot në selinë qendrore sepse “pasi” i tyre i sigurisë nuk funksiononte më.

Ironia e themeluesit të rivalit Twitter, Jack Dorsey: “Sa kushton Facebook?”

Kjo po ngre edhe dyshime në disa ekspertë, që bllokimi mund të jetë pjesërisht edhe efekti i një sulmi kibernetik, për të cilin gjithsesi deri tani nuk ka asnjë provë ose gjurmë.  

Kompania Facebook, që zotëron të tre platformat, ka humbur ndërkohë rreth 5% në bursë, praktikisht 7 miliardë dollarë në aksione të humbura nga aksioneri kryesor i kompanisë, pikërisht gjeniali Zuckenberg.

Ndërkohë rivalët nuk rrinë duarkryq. Platforma si Telegram, Viber dhe Twitter kanë rritur në mënyrë të ndjeshme kontaktet, por edhe dozën e ironisë. Themeluesi i Twitter, Jack Dorsey, iu përgjigj një përdoruesi që tregonte si për momentin adresa Facebook.com rezulton teorikisht në shitje, me një “sa kushton?”.  Facebook për momentin duhet të “gëlltisë, duke kërkuar falje përdoruesve pikërisht në plaformat rivale./a2cnn/

Komuna e Preshevës shpallë vendimin pë praktikën profesionale 2021-2022
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration