Komuna e Preshevës me masa të jashtëzakonshme, kufizohen këto veprimtari
Lokale

Komuna e Preshevës me masa të jashtëzakonshme, kufizohen këto veprimtari

21.Jul.2020 09:12
0

Shtabi komunal për Situata të Jashtëzakonshme në komunën e Preshevës ka marrë vendim për aplikimin e masave të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit Covod-19. 

Në mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit u morën këto konkluzione:

1. Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e Situatës së Jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e Komunës së Preshevës .

2. Autorizohet drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.

3. Urdhërohen Ordinancat private në Preshevë që të informojnë Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo rast të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19.

4. Autorizohet kryeshefi i administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për puntorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.

5. Urdhërohet ndalimi i punës së restorantëve, kafiterive dhe objekteve të gastronomisë prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme

6. Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të
Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbise numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.

Vendimet hynë në fuqi nga 20.07.2020

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration