Komuna e Preshevës do të paguaj për dëmet e vërshimeve në Rahovicë dhe Raincë
Kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë dhe Raincë fillon së shpejti,kështu thuhet në njoftimin e publikuar pas mbledhjes së Këshillit Komunal nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo theksoi gjithashtu se megjithëse mjetet e ndara financiare për këtë qëllim nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës prej gjithsej 150.000 euro po bllokohen ende nga Thesari i Republikës së Serbisë duke e pamundësuar transferin e tyre në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës.
“Ky kompensim do të bëhet me mjetet qeverisjes lokale, të parapara nga rebalansi i fundit i buxhetit komunal, si dhe me donacionin e Bashkisë së Tiranës prej 50.000 euro” ka deklaruar kryetarja Sinani
Këtë vendim e miratoi Këshilli Komunal pas raportimit të anëtarëve të Komisionit për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në bashkësitë lokale të Rahovicës dhe Raincës.