Komuna e Medvegjës ofron përkrahje për fillestarët në binzes
Lokale

Komuna e Medvegjës ofron përkrahje për fillestarët në binzes

21.Jun.2016 10:11
0
Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Medvegjës, ka mbajtur trajnimin për fillestarët në biznes dhe kështu ka lehtësuar realizimin e idesë biznesore për sipërmarrësit potencial dhe ka ofruar ndihmë qytetarëve rreth inkurajimeve për fillimin e biznesit personal, shkrua infroqendrajug.

Projekti përmes ofrimit të ndihmës jofinanciare dhe finaciare do të përkrah grupet objektive të ndjeshme, përmes edukimit rreth fillimit dhe udhëheqjes së biznesit, trajnimit për fillimin e biznesit dhe përpilimin e biznes planit, ndihmën e pakthyeshme për financimin e ideve më të mira biznesore dhe mentorimin e subjekteve ekonomike në fazën e hershme të zhvillimit.

Të drejtë për përdorimin e mjeteve të pakthyeshme kanë personat fizik të cilët nuk janë të punësuar, por kanë ide kualitative biznesore për vetëpunësim.

Në takimin për fillestarët në biznes, i cili u mbajt në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me bashkëpunëtorët e tij, i cili theksoi se komuna e Medvegjës bën përpjekje të madhe që të kontribuoj sa më shumë në përfshirjen e të rinjëve dhe të tjerëve për të nisur biznes privat.

Paraqitjet për fazën e parë të Projektit, me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohen më së voni deri 20 qershor 2016, me postë apo personalisht në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës në Leskoc.

Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe dokumentacionin projektues, mund t`i merrni në http://ras.gov.rs/sr/razvoj-preduzetnistva/otvoreni-pozivi-konkursi/javni-poziv-za-dodelu-paketa-podrske-u-okviru-projekta-podrske-pocetnicima-za-zapocinjanje-posla-start-up-2 apo në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Medvegjës./T.K/

Ndalohet qytetari nga Presheva me trafikim të refugjatëve në Vladiçin Han
Pogram fetar për shënimin e fitores së Bedrit, shtëpia e kulturës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration