Komuna e Bujanocit thirrje publike për praktikë profesionale (apliko)
Komisioni për punësim pranë administratës komunale në Bujanoc shpallë thirrje publike për realizimin e praktikës profesionale në vitin 2021-2022.
Kjo është thirrja publike e publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit:
Në bazë të nenit 43. alineja 1. pika 3) dhe pika) e Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin për rastet e papunësisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 36/2009, 88/2010,38/2015 dhe 113/2017-ligje tjera) dhe nenit 39 të Vendimit të këshillit komunal të komunës së Bujanocit (“Gazeta Zyrtare e rrethit të Pcinjës” nr.30/08), dhe në bazë të vendimit të Këshillit komunal nr. 02-1/21-03 të datës 25.01.2021, Komisioni për punësim, shpallë THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2021-2022.
I.PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE
Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.
Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:
- deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore;
- deri në 9 muaj me përgatitje të lartë profesionale;
- 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.
Për detaje më të hollësishme rreth konkursit, klikoni në linqet më poshtë: