Komuna e Bujanocit synon transparencë: Propozoni projektet për vendbanimet tuaja? (linku)
Komuna e Bujanocit përmes anketës së qytetarëve synon të përmirësojë transparencën komunale.
Në faqen zyrtare të komunës është publikuar linku.
Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti ka shkruar se përveç dëgjimeve publike me shfrytëzuesit direkt dhe indirekt, komuna e Bujanocit i ofron për herë të parë mundësinë qytetarëve të jenë propozues të buxhetit.
"Për të parë sugjerimet e bashkëqytetarëve tanë kemi hartuar një pyetësor ku ata me disa klikime mund të sugjerojnë fushat ku duhet të investohet. Poashtu, ata mund të propozojnë nga një projekt për vendbanimin e tyre", ka shkrar Pajaziti.
Pyetësori do të jetë i hapur 7 ditë.
Për të dhënë idetë e tyre, qytetarët duhet të klikojnë në linkun në vazhdim: https://bujanovac.rs/ankete-per-buxhetin-e-vitit-2025/