Lokale
Komuna e Bujanocit subvencionon prodhuesit e duhanit
Këshilli Komunal i Bujanocit ka ndarë mjete financiare për prodhuesit e duhanit në komunën e Buajnocit me vlerë prej 3 milion e 500 mijë dinarë, gjithashtu do të financohet edhe një objekt (1 milion e 220 mijë dinarë në fshatin Muhoc që do të shërbejë si ambulancë për kafshët.
Sipas kryetarit të komunës, Nagip Arifi seanca e sotme diskutoi edhe pika tjera me rëndësi që ishin raporti mbi ekzekutimin e të hyrave të dhe shpenzimeve të buxhetit komunal të Bujanocit, i cili është cilësuar si i suksesshëm pasi që realizimin i të hyrave vetanake ka qenë 94.88% për gjashtë mujorin e parë për këtë vit si dhe të hyrat nga donatorët e tjerë siç janë nga Trupi Koordinues dhe ministrit tjerat përkatëse të Serbisë, është 91.50%.
Këshilli komunal ka ndarë mjete edhe për strehimin e 250 qeneve endacak në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2013 me një vlerë prej 1 milion e 80 mijë dinarëve, mjetë këto të cilat janë paraparë me buxhet.
Ndërsa kërkesës së HELP-it i cili vepron në komunën e Bujanocit prej vitesh për të vazhduar bashkëpunimin në realizimin e projektit për zvogëlimin e varfërisë në komunë, këshilli iu është përgjigjur pozitivisht, por kësaj radhe do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë për faktin se do të i dërgohen dhe dy anëtar nga komuna për të vëzhguar realizimin e projektit me vlerë prej 92 mijë e 50 euro, ku prej tyre komuna merr pjesë me 13 mijë e 850 euro.
Gjatë kësaj seance u diskutua edh një çështje në shëndetësi ku së shpejti Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc do të filloi realizimin e projektit “Shëndeti përcillet përmes buzëqeshjes” në të cilin komuna merr pjesë me 300 mijë dinarë.
“Lokalet që janë në pronësi të komunës, më nuk do të jepen falas për shfrytëzim dhe nga tani e tutje do të jepen me pagesë, siç është rasti i shoqatës së luftëtarëve që iu janë vazhduar dhe për dy vite lokali mirëpo me pagesë si dhe OJQ-së “CTI”, tha Arifi.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!