Komuna e Bujanocit shtrëngon masat ndaj Covid-19
Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës pas shqyrtimit të raportit të Drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Dr. Daliborka Pavlloviç lidhur me gjendjen epidemiologjike në komunën e Bujanocit si pasojë e përkeqësimit të gjendjes me virusin korona ka aprovuar masa të reja në luftën kundër COVID-19.
Me propozim të komandantit të Shtabit Nagip Arifit, përveç masave të aprovuara nga Qeveria të gjitha ndërmarrjet publike dhe administrata lokale duhet të përshtatin orarin e punës që gjysma e punëtorëve të punojnë një ditë dhe pjesa tjetër ditën tjetër.
Gjithashtu masat e reja ndalojnë rreptësishtë hyrja e çdo personi pa maska në NP dhe Administratën lokale.
Sipas Drejtoreshës Dr. Pavlloviç, gjendja momentale në Komunën e Bujanocit sa i përket Covid-19 është tejet e përkeqësuar dhe numri i të infektuarve deri më 15. 11.2020 është 291 të infektuar dhe janë në pritje edhe 20 rezultate./Titulli.com/