Komuna e Bujanocit po "serbizon" shqipen në “Mirësevini në Bujanovac”?
Lokale

Komuna e Bujanocit po "serbizon" shqipen në “Mirësevini në Bujanovac”?

04.Jan.2025 08:14
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka promovuar konstruksionit e ndriçuar metalik me mbishkrimin “Mirësevini në Bujanovac”.

Mbishkrimi në gjuhën shqipe shihet të jetë shkruajtur me kuptim në serbisht “Mirësevini në Bujanovac”.

Postimi i Arbër Pajazitit në Facebook: 

Bashkë me drejtorin e Organizatës Turistike, Adem Salihi, kemi inaguruar konstruksionit e ndriçuar metalik me mbishkrimin “Mirësevini në Bujanoc”.
 
I punuar në katër gjuhë:shqip, serbe, gjuhën rome dhe angleze, ky simbol do të jetë uvertyrë e promovimit të Bujanocit për asetet e tij turistike dhe kulturore.
 
Poashtu, një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve tanë jeton në diasporë, ndërsa këto mbishkrime do t’u urojnë mirëseardhje të ngrohtë të vendlindje.
 
Kjo vlenë edhe për mysafirët të cilët e vizitojnë Bujanocin i cili ka një zemër të madhe, kështu që ata duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre.
 
Bujanoci, qytet që ju pret krahëhapur!
Shqiptarët në Medvegjë, të vetmuar dhe mysafirë në shtëpitë e veta (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration