titulli.com
Lokale

Komuna e Bujanocit dhe KKSH përshëndesin fillimin e vitit shkollor 2012/2013

03.Sep.2012 08:03
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi uron nxënësit e shkollave për një vit të mbarë shkollor. Për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit ,prindërit  dhe drejtues të të gjitha institucioneve arsimore të komunës së Bujanocit.  Të dashur nxënës , të hënën , më 3  shtator të këtij viti ,  po e filloni   vitin e ri të punës suaj të palodhshme për mësim e dituri, thuhet në urimin e komunës. Aty ku përfunduat në qershor një vit shkollor me plotë suksese dhe rezultate ,tani po e filloni edhe njëherë vazhdimin e rrugës suaj për begatimin e qenies njerëzore me aftësi dhe dije në shërbim të komunës se Bujanocit. E filloni betejën për thellimin e njohurive tuaja. Të gjithë Juve i,u përgëzoj për angazhimin dhe vetëmohimin që u pret gjatë vitit në vijim dhe ju premtoj se do të keni përkrahjen time dhe të të gjitha institucioneve përkatëse të Komunë së Bujanocit. Ndjej kënaqësi që ti përgëzoj në mënyrë të veçantë, duke iu dëshiruar hapërim të suksesshëm në portën e madhe të dijes,të gjithë atyre nxënësve që në  bankat e shkollës ulen për herë të pare, përfundon porosia nga institucionet lokale drejtuar nxënësve dhe shkollave në komunën e Bujanocit. *********************************************************************************************************************** Sot po nis viti i ri shkollor. Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Fëmijët nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ju uron dhe iu dëshiron shumë sukses, Shkolla shqipe edhe më tej po përballen me sfida të rënda, po janë mësimdhënësit ata që po japin më së shumti për shkollat – e mbajtën gjallë në kohë edhe më të rëndë, po e rimëkëmbin dhe po e zhvillojnë në kohë tunduese. Ndaj, ata meritojnë falënderimet dhe urimet më të mira për punën e palodhshme me brezat e rinj. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri uron për një vit të mbarë shkollor. Të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit  dhe drejtues të gjitha institucioneve arsimore në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Këshillit Kombëtar Shqiptar gjithnjë mbetet i përkushtuar ndaj sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit. Në nismë të vitit të ri shkollor, edhe një herë, urime, përkushtim të plotë dhe sukses në rrugën e shkollimit tuaj.    
Në Universitetet e Shqipërisë 182 vende për Luginën
Vatra: Zjarret nuk po shuhen me qëllim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration