Komuna e Bujanocit paguan afro 7000 euro kompenzim për vërshimet
Lokale

Komuna e Bujanocit paguan afro 7000 euro kompenzim për vërshimet

26.May.2021 10:21
0
Komuna e Bujanocit përmes nj♪7 njoftimi të publikuar në Facebook ka njoftur se ka paguar 850.250 dinarë për kompenzim të dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet.
 
Njoftim i  plotë në Facebook nga komuna e Bujanocit: 
 
 
Kryetari i Komunës së Bujanocit sot ka kryer ekzekutimin prej 850.250,00 dinarëve për kompenzimin e dëmeve në bujqësi gjatë vërshimeve që kapluan komunën tonë në fillim të muajit janar të këtij viti. Kjo pagesë është kryer pas aplikimit për kompenzim të dëmeve nga ana e bujqëve, si dhe pas verifkimit të dëmeve nga ana e komisionit komunal.
 
Dëmet e shkaktuara nëpër shtëpi do të kompenzohen menjëherë kur Zyra për Menaxhimin e Investimeve Publike e Qeverisë së Republikës së Serbisë të transferojë mjetet e parapara për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
 
Kujtojmë, që një shumë prej 200.000,00 euro janë ndarë nga ish Qeveria e Republikës së Kosovës për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e janarit.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration