Komuna e Bujanocit organizon aktivitete "Ditët e diasporës" (agjenda)
Lokale

Komuna e Bujanocit organizon aktivitete "Ditët e diasporës" (agjenda)

28.Jul.2021 07:22
0

Komuna e Bujanocit ka publikuar agjendën e akrtiviteve për të shënuar ditët e diasporës.

Ky është njoftimi i plotë i komunës i publikuar në Facebook:
 
"MIRËSEVINI BASHKATDHETARË"
 
Për nderë të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, organizohen "Ditët e Diasporës" prej 31 korrik deri më 2 gusht 2021.
"Ditët e Diasporës" do t'i hapin kampionët e Ligës së Pçinjës në futboll KF Tërnoci me një ndeshje me talentët nga diaspora, që do të zhvillohet më 31 korrik (e shtunë) prej orës 17:00 në stadiumin e KF Tërnocit.
 
Më 1 gusht, prej orës 08:00 do të organizohet TOUR DE LUGINA me relacion Bujanoc - Preshevë - Bujanoc, ku nisja do të bëhet prej godinës së komunës së Bujanocit.
 
Prej orës 10:00 deri 13:00 të datës 1 gusht, dera e kryetarit të komunës do të jetë e hapur për vizitë të qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë.
 
Në të njejtën ditë, prej orës 18:30 do të hapet ekspozita nga artistët e talentuar nga komuna e Bujanocit. Ekspozita do të mbahet në shesh.
 
Në shesh, gjithashtu, prej orës 20:00 zhvillohet mbrëmje muzikore me këngëtaren Diana Toska.
 
Të hënën, më 2 gusht, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës organizohet takim pune me shoqatat që veprojnë në diasporë.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration