Komuna e Bujanocit nënshkruan 33 kontrata me asistentë personal për fëmijët me nevoja të veçanta
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shpërndarë sot kontratat për 33 asistentë personal, të cilët do t'i shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta që ndjekin procesin edukativo arsimor.
"Komuna e Bujanocit që nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021 ka angazhuar asistentët personal për nxënësit me nevoja të veçanta, me qëllim që të asistojnë në procesin e edukativo arsimor
dhe ka ndarë buxhet të konsiderueshëm që do t'i mbulojnë pagat e tyre", thuhet në njioftimin e publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në Facebeook.
Sipas këtij njoftimi asistentët personal do t'i ndihmojnë fëmijëve me pengesa në zhvillim ose me invaliditet në aktivitetet arsimore dhe jashtëarsimore
duke i ofruar ndihmë të drejtëpërdrejtë teknike në lëvizje, lexim, vizatim, sqarime, përgatitje e çantës dhe të ngjajshme./Titulli.com/